Zv/kryeministrja denoncon – Në Ujësjellësin Durrës janë lidhur kontrata pune gjatë periudhës zgjedhore

0
121

Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës i është drejtuar sot Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako të marrë masa të menjëhershme në lidhje me disa konstatime se, në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime sh.a Durrës janë lidhur kontrata pune gjatë periudhës zgjedhore.

Grupi i kontrollit të kabinetit të Zv.Kryeministres ka verifikuar se në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime sha Durrës janë punësuar disa  shtetas për periudhën 25.05.2017 deri në 13.06.2017 në kundërshtim me dispozitat  ligjore. Gjithashtu kjo është konfirmuar edhe nga informacioni që ka ardhur në rrugë elektronike nga zyrtarët e  kësaj shoqërie.

Për këtë arsye, zëvendëskryeministrja i ka kërkuar z. Dako të  marr masat për të bërë verifikimet e duhura dhe nxjerrjen e përgjegjësive disiplinore të çdo nëpunësi si dhe ta informojë menjëherë për rezultatet e  gjetura dhe masat e marra.

Zyra e Zv.Kryeministrit, thekson se në se ky rast nuk do te ndiqet me përparësi, do t’i dërgojë materialet përkatëse pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here