FOTO-LAJM/ Kameramani i PS vidhte celularët nga tavolina dhe largohej

0
323

Vidhte celularët nga tavolina dhe largohej me biçikletë. Policia kap pas disa rastesh vjedhjeje autorin. Ai është 39 vjeçari Erind Vogli, banues në Tiranë.

Sipas policisë, më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

Por siç shihet ai nuk ishte vetëm një hajdut celularësh i thjeshtë por diçka më e komplikuar se aq. Vjedhjet e tij ishin po aq të fshehta sa edhe fotot me Kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë  Erion Veliaj. Sipas burimeve bëhet e ditur se Erind Vogli punonte kameraman pranë kryesisë së Partisë Socialiste.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here