Ekipet e shpëtimit dyshojnë për 100 të vdekur në pallatin e djegur në Londër

0
203

Asnjë person i ngecur në brendësi të pallatit që u përfshi nga flakët e mëdha mëngjesin e së mërkurës nuk ka mbetur gjallë. Ky është dyshimi të cilit ekipet e shpëtimit i frikësohen. Ata thonë se ende ekziston një numër i panjohur njerëzish të vdekur në brendësi të ndërtesës, por për momentin është shumë e rrezikshme për t’i rikuperuar trupat, nga frika e një shembjeje të godinës.

Kërkime të plota do të bëhen sidomos në katet e sipërme, ku ka pak shpresë që të ketë mbetur njeri gjallë, shkruan Daily Mail.

Dhjetëra persona, me shumë mundësi më shumë se 100, dyshohet se kanë vdekur. 78 të lënduar janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që 18 prej tyre janë në gjendje kritike. Ngjarja në fjalë tronditi Londrën dhe mbarë Britaninë e Madhe, ndërsa skena ku disa njerëz u hodhën nga pallati, kujtuan pamjet e trishta të 11 Shtatorit në SHBA. Sakaq, lidhur me këtë ngjarje reagoi dhe kryeministrja britanike, Theresa May. Ajo shprehu pikëllim për tragjike.

Gjatë një deklarate, May tha se komiteti qeveritar i emergjencës do të mblidhet sot në një takim për të diskutuar dhe siguruar ndihmën e nevojshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here