Dael Dervishi: Korrupsioni problemi kryesor në Shqipëri, çfarë duhet bërë për të ndryshuar vendin

0
228

Ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Dael Dervishi, një nga pjesëmarrësit e programit të udhëheqjes së brezit të ri (Next Generation Leaders), program i Institutit Mc Cain, i drejtuar nga senatori amerikan John McCain, ka dhënë një intervistë për revistën amerikane NY Elite Magazine.

Ai foli për projektet e tij aktuale, punën e tij në programin NGL në Institutin e McCain, si dhe iniciativën e tij të re jo-fitimprurëse “Burimet Natyrore Transparente”.

Dervishi dha gjithashtu opinionin e tij në lidhje me problematikat kryesore në Shqipëri, si transparenca dhe lufta kundër korrupsionit.

“Për mua, çështjet më të rëndësishme sociale është transparenca dhe lufta e korrupsionit në qeveri. Korrupsioni në Shqipëri është bërë aq mbizotërues dhe kaq gërryes, saqë shumica prej nesh mendojnë se është bërë normë dhe nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Nëse të gjithë do të ngrinim zërin kundër korrupsionit, ne, qytetarët shqiptarë do të ndjehemi më të fuqizuar në vend të pafuqisë, do të bëhemi shumë konkurrues në ekonominë globale dhe fëmijët tanë nuk do të duhet të emigrojnë për të marrë një arsimim adekuat sepse ata do të mund ta marrin atë në vendin tonë. Një çështje tjetër e rëndësishme sociale kur bëhet fjalë për diskutimin e vendit tonë është mungesa e mundësive ekonomike. Sipas sondazheve të fundit, më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është e gatshme të largohet nga vendi për një jetë më të mirë diku tjetër. Ekziston diçka tmerrësisht të keqe me politikëbërësit tanë dhe kjo duhet të ndryshojë, përndryshe, Shqipëria do të kthehet në një vend të njerëzve të moshuar dhe do të tkurret në gjysmën e popullsisë së saj në vitin 1990 në 30 vitet e ardhshme. Çështja e fundit sociale që unë do të listoja këtu është mungesa e stabilitetit politik në vendin tonë. Tani kemi të bëjmë me të në mënyrë periodike dhe e fundit që kemi hasur ka qenë e drejta para zgjedhjeve politike. Kjo ndikon shumë në mjedisin e biznesit në Shqipëri, veçanërisht  në investimet e huaja direkte,” thotë Dervishi.

17971954_228211054326286_7887657757744337618_o

I pyetur se çfarë e inspiron atë, Dervishi është përgjigjur se burimi kryesor i frymëzimit për të është Shqipëria.

“Unë besoj se secili prej nesh mund të bëjë diçka për të sjellë ndryshime në vendin tonë. Shumica e njerëzve nënvlerësojnë aftësinë e tyre për të bërë një ndryshim pozitiv në Shqipëri. Ata janë të dekurajuar nga numri i pafund i gjërave që duhet të bëhen, të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe padrejtësi që rrethon shoqërinë. Megjithatë, unë jam i sigurt se secili prej nesh mund të bëjë diçka të vogël, shumë individë që bëjnë përpjekje të vogla mund të ndryshojnë Shqipërinë,” tha Dervishi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here