Sulmi ndaj simpatizantit të LSI-së/ Meta i përgjigjet Ruçit: Në ’96 ike me fustan në Greqi, të njoh mirë

0
202

Ish kreu i LSI, Ilir Meta ka vizituar në spitalin e Fierit anëtarin e LSI-së në Zharrëz, Orges Grembi, i cili sipas tij është goditur nga pjesëtarë të Partisë Socialiste.

Meta i është përgjigjur edhe kreut të grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, i cili tha se sherri kishte ndodhur pas një sherri për vijën e ujit dhe jo për motive politike. Ilir Meta tha se Gramoz Ruci ka ikur me fustan ne 1996 ne Greqi.

“Gramoz Ruci ka ikur me fustan ne 1996 ne Greqi. E di mire unë se kush eshte Gramoz Ruci. Rilindja është organizate kriminale dhe kjo organizate kriminale do te ndëshkohet me vote ne 25 qershor”- tha Meta.

“Dëgjova qe ne socialistet paskemi krijuar incident. Meta e Bitri e dini mire se kane qene pjesëtare te familjes socialiste dhe kjo force politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do qe te vuaj askush atë qe ne kemi vuajtura. Distancohemi hapur dhe qarte nga çdo rast dhune. Nëse incidenti ishte për një vij ujë te mos e politizojmë. Gjithsecili është ne korsinë e vete PS, PD, LSI dhe forca te tjera dhe populli është arbitri qe do te përcaktojë se kush do ta fitoj garen. Do te fitoj ai ekip qe ka mbështetjen me te madhe dhe alternativen me te mire. Dhuna nuk i përket socialisteve, ndaj te mos politizohen çështje qe skanë te bëjnë me politiken.”, tha më herët Gramoz Ruçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here