Shorti i KQZ, LSI merr numëruesin e tretë në tavolinat çift, PDIU në ato tek

0
196

Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve u nda sot numëruesi i tretë në grupet e numërimit të votave mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

KQZ hodhi sot shortin për të përcaktuar anëtarin e tretë të numërimit, ku në tavolinat me numër çift do t’i përkasë LSI-së dhe në ato me numër tek PDIU-së.

Mbledhja e djeshme për shortin e numërimit është shoqëruar me incidente. Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të kenë nga anëtarin e parë dhe të dytë në grupin e numëruesve.

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gëzim Veleshnja, ditën e djeshme nën kërkesën se LSI s’ka pse të hyjë në short pasi ka qenë forcë e tretë, është larguar i indinjuar nga mbledhja. Nga ana tjetër është marrë vendimi që numëruesi i katërt të jetë në radhët e PR-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here