Rilindja vazhdon me avazin e “sapunit për djathë”, Rama: Rruga e Arbrit mbyllet katër vitet e ardhshme!

0
166

E premtuan dhe në katër vite s’bëne asgjë. Ju kujtohet besoj “presionet” e atehershme te ministrit Shkelqim Cani që thonte se do bej cdo gjë kam në dore të presionoj lart per te ndertuar rrugen. Mirëpo Rruga e Arbirt jo vetem nuk u ndërtua, por Cani na u largua fare nga politika. Më pas detyra e premtimit i kaloi vete kryeministrit! Rama ja rinisi premtimeve per kete rrugë nga 2015 në zgjedhjet lokale dhe i riperseriti ne Diber ku pati serish fushatë pas “brekëve të Shukriut”. Tani para fushatë së rradhës, kur duhen votat, Rilindja kthehet serish në Diber me premtimin për Rrugen e Arbrit!

Kryeministri Edi Rama u premtoi dje banorëve të Dibrës Rrugën e Arbrit, duke theksuar se ajo do të përfundoi brenda 4 vjeçarit të ardhshëm.

” Patjetër që Rruga e Arbrit do të nisë nga puna me të përfunduar kontrata. Procedura është drejt përfundimit dhe në një periudhë shumë të shkurtër do të jemi këtu për të hapur kantierin e ndërtimit. Brenda shtatorit do të fillojmë punën. Ama kemi projektin, kemi financimin, kemi edhe kompaninë që është ofruar dhe se sa të mbyllim kontratën do të nisim punën. Brenda 4 viteve të ardhshëm, Dibra do të jetë e lidhur me Tiranën”, tha ai. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here