Provimi i Gjuhës dhe Letërsisë, Malaj: Garantoj për standardin dhe cilësinë

0

Të enjten në orën 10 maturantët nisin sfidën e tyre të dytë të maturës shtetërore: atë të provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë . Zv/ministrja e arsimit Nora Malaj, e ngarkuar në monitorimin e këtij procesi kërkoi nga maturantët zbatim të rregullores dhe të lënë në shtëpi celularët e tyre.

MalajQë të kenë kujdes që të mos pajisen me celularë. Ju bëj me dije edhe prindërve që edhe ata të jenë të kujdesshëm që fëmijët e tyre të realizojnë të plotë procesin e Maturës Shtetërore. Garantoj për standardin dhe cilësinë e provimit të Maturës Shtetërore.

Në Qendrën e Shërbimeve arsimore,  institucioni përgjegjës i përgatitjes së tezave janë vendosur valë bllokuese për celularët dhe godina ruhet me polici.

MalajJanë vendosur valë bllokuese që nuk lejojnë akses të internetit dhe telefonit. Policia e Shtetit ka kontrolluar personat që punojnë aty. Godina ruhet gjatë 24 orëve.

Duke garantuar për standarde, zv/ministrja e arsimit i kërkon maturantëve të testohen konform rregullave dhe ligjit në të kundër humbet do të përballet me penalitete. Për provimin paraardhëse pati 20 shkelje nga ana e maturantëve dhe u konstatuan shkelje nga dy administratorë. Provimi nis në orën 10 dhe zgjat 2.30 min.

Lini nje pergjigje