Mediu në Fushë Prezë: Premtimet tona, të mbështetura nga ekspertët më të mirë të Merkel

0
156

Kryetari i Partise Republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi nje takim me banorët e Fushë Prezës. Gjatë këtij takimi, kryetari republikan ishte i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili.

Në këtë takim, Mediu, pasi renditi dështimet e qeverisë Rama si në vendosjen e ligjit në vend, dështimin në reformat ekonomike, dështimet në reformat në shëndetësi dhe arsim, u foli banorëve të Fushë Prezës në lidhje me prioritetet e “Republikës së Re”.

Gjithashtu, ai u shpreh se vota për numrin 6, për Partinë Demokratike, është një votë për të ardhmen e sigurtë të familjeve shqiptare si dhe për forcimin ekonomik të çdo individi.

“Këto nuk janë thjesht premtime, por i kemi të bazuara në programin që kemi hartuar së bashku me ekspertët më të mirë të kabinetit Merkel” u shpreh zoti Mediu.

Po dje, Mediu ishte i pranishëm në një takim në Kavajë me ekspertin ekonomik të CDU-së ardhur në Shqipëri për të prezantuar dhe mbështetur programin ekonomik të ”Republikës së Re”. Ai i kërkoi mbështetje banorëve të Kavajës edhe për kandidatin për kryetar bashkie, zotin Isa Sakja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here