Kryemadhi: Sondazhet e Sorosit morën në qafë Hillary Clinton jo më Edi Ramën

0
201

Zv.kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në News24 se zgjedhjet e 25 qershorit do të jenë surprizë duke deklaruar se LSI do të arrijë që përmes energjisë së të rinjve të jetë forcë e parë.

Duke komentuar sondazhet e publikuara në vend Kryemadhi u shpreh se sondazhet e bëra nga Sorosi kanë marrë në qafë edhe kandidaten për presidente në Amerikë Hillary Klinton.

Kryemadhi vuri në duje edhe ndryshimin që ekziston mes LSI dhe dy forcave të tjera politike ku tha se spotet e kundërshtarëve kanë në fokus liderët, ndërsa LSI-ja forcën e saj ka rininë.

‘’Pse janë të rinjtë për të dhënë votën dhe nuk qenkan për të drejtuar me pasion. Unë nuk kam asnjë kompleks me të rinjtë, se edhe nëse bëjnë gabim herën e parë, nuk do ta bëjnë më herën e dytë. Njerëzit janë të lodhur nga politika, edhe nëse shohim fushatën dhe spotet e dy partive të vjetra janë dy liderat që njëri tregon shkollimin e tij dhe tjetri tregon si pi kafe në zyrë. Ata bëjnë njëfushatë përgatitore drejt manipulimit që duan ti bëjnë zgjedhje, po unë jam e bindur që nuk do të mundin dot. Askush nuk mund të ndalë energjinë e të rinjve. Edhe ne bëjmë sondazhe, por sondazhet e Sorosit janë ato që morën në qafë edhe Hillari Klintonin”, deklaroi Kryemadhi.

Përs ai përket angazhimit të Metës në fushatë, Kryemadhi tha se “nuk mendoj se Meta është rikthyer në betejë, por ama vendi ka nevojë që njerëzit të thonë fjalën e tyre në mënyrë të vendosur por edhe për enegjinë pozitive që ai transmeton te rinia”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here