Ikja e De Biazit, futbollistët i dedikojnë fjalë të ndjera (FOTO)

0
192

Nga sot, nuk është vetëm Cana një ish-futbollist i De Biazit, por këtu janë shtuar të gjithë ata që në këto 5 vite e gjysmë kanë shërbyer së bashku me italianin për të mirën e kombëtares.

Largimi i tij nuk mund të lihej pa falënderuar dhe me radhë ish-kapiteni Cana, Cikalleshi, Strakosha e Bersiha, kanë përdoruar rrjetet sociale për të shprehur me pak fjalë udhëtimin e rëndësishëm në këto vite të cilin e kanë bashkëshkruar me “Ganiun”, udhërrëfyesin e tyre.

Lorik Cana
lorik-Cana-470x226
“Faleminderit Mister për këto vite me ne!!! Faleminderit për kontributin tuaj, eksperiencën, angazhimin dhe miqësinë. Bashkë kemi arritë dhe përjetu gjëra të paharrueshme. Me pak fjalë Respekt”.

Sokol Cikalleshi
sokol-Cikalleshi-470x326
“Kush të ka njohur s’do të të harrojë kurrë, kush do të të harrojë s’të ka njohur me të vërtetë! Nga thellësia e zemrës faleminderit Mister!”

Thomas Strakosha
thomas-strakosha-470x217
“Faleminderit shumë Mister. Bëtë një komb të besojnë që ëndrrat bëhen realitet… Edhe unë personalisht ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të debutuar për kombin tim”.

Etrit Berisha
berisha-470x501
“Ke qenë një shembull për ne, na bëre të ëndërrojmë në gjërat e pabesueshme. E nderove një popull të tërë. Faleminderit për të gjitha mister”.

https://www.facebook.com/kaceergys/photos/a.582455088462762.1073741828.582395425135395/1573805335994394/?type=3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here