Dorëheqja e De Biazit nga kombëtarja shqiptare, Duka: Trajneri më i mirë, më surprizoi vendimi i tij

0
178

Kreu i FSHF, Armando Duka ka komentuar vendimin e Xhani de Biazit për t’u larguar nga kombëtarja shqiptare. Në konferencën e përbashkët për shtyp me De Biazin, kreu i FSHF tha se ky vendim i erdhi i papritur.

Teksa e cilësoi trajnerin më të mirë dhe me rezultate të suksesshme për kombëtaren shqiptare, Armando Duka tha se “bashkëpunimi me De Biazin ka qenë një eksperiencë e bukur”.

“Kisha diskutuar me De Biazin, por nuk mendoja se do largohej. Më surprizoi vendimi i tij. Bashkëpunimi me De Biazin ka qenë një eksperiencë e bukur. De Biazi është trajneri më i mirë, me rezultate të suksesshme”, tha Duka.

Duka u shpreh se pranon me keqardhje dorëheqjen e trajnerit si një vendim të tijin personal.

Numri një i qeverisë së futbollit në vend hodhi poshtë akuzat se largimi i De Biazit nga pankina kuqezi ishte një vendim i tij.

“Ky është një vendim personal i trajnerit. Nuk mendoj se cikli i tij ka përfunduar”, ka thënë Duka.

Vetëm një ditë më parë, De Biazi akuzoi tërthorazi FSHF-në, duke bërë të ditur se nuk i kishte pëlqyer trajtimi që i ishte bërë kohët e fundit në lidhje me rinovimin dhe se tani ishte shumë vonë të ulej në tavolinën e bisedimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here