A është takuar Basha me Presidentin Trump/ Vizita në SHBA, kreu i PD kthehet në Tiranë…

0
383

Kryetari i Partisë Demokratike pritet të lërë mbrëmjen e sotme Washingtonin, për të mbërritur mesditën e së enjtes në Tiranë. Vizita e Lulzim Bashës në SHBA është parashikuar vetëm 48 orë, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga PD mbi qëllimin e vizitës.

Media të ndryshme në Tiranë kanë raportuar për një takim të Bashës me Presidentin amerikan Donald Trump, madje duke përcaktuar edhe orarin e takimit që ishte ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme, me orën e Washingtonit.

Basha udhëtoi drejt SHBA në orët e para të mëngjesit të së martës, ku nga aeroporti i Rinasit shkoi në Frankfurt dhe më pas drejt Shteteve të Bashkuara. Burimet shprehen se i njëjti  itenerar do të përdoret edhe në kthim.

Pikëpyetja qëndron nëse Basha është pritur ose jo nga Presidenti amerikan. Nëse takimi ka ndodhur kjo do të ishte hera e parë që Presidenti i SHBA takon kryetarin e një partie në mes të fushatës elektorale. Lajmi se Basha do të takohej me Trump u artikulua gjatë një takimi të tij me qytetarë në Korçë, ku një nga të pranishmit i kërkoi kreut të PD-së që kur të takonte Presidentin amerikan, ti tregonte edhe për hallet e qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa Basha në përgjigjen e tij tha se sigurisht që do t’i tregonte Presidentit të SHBA, por ngriti pyetjen se ku ishte marrë vësh një lajm i tillë. Tashmë pritet që zyrtarisht të konfirmohet ose jo takimi i kreut demokrat me Presidentin e SHBA, ndërsa selia e PD ende nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar për udhëtimin e Bashës drejt Shteve të Bashkuara. Por sot PD ka shpërndarë njoftime mbi takime të kreut demokrat në Klos dhe Burrel, të cilat mund të jenë zhvilluar para dy apo tre ditësh, duke pasur parasysh faktin se Basha ka udhëtuar jashtë vendit në orët e para të mëngjesit të së martës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here