Zguri, letër ministrave: Zgjedhjet në rrezik, jepuni leje në punë komisionerëve

0
145

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri i ka rënë sot këmbanës së alarmit se zgjedhjet në Shqipëri janë në rrezik sepse s’ka komisionerë që të merren me to. Komisionerët nuk guxojnë të ikin nga vendet e tyre të punës për t’u trajnuar sepse kanë frikë se i shkarkojnë për përfshirje në fushatë, sipas marrëveshjes Rama-Basha.

Klement Zguri, kryetari i KQZ-së,është detyruar t’u dërgojë letër Kryeministrisë dhe të gjithë drejtuesve të shtetit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe prefekteve të qarqeve të mos bëhen pengesë duke mos u dhënë leje, nëpunësve që do të shërbejnë si komisionerë në 25 qershor.

Në letrën e Zgurit thuhet:

“KQZ –ja ngre shqetësimin për pengesat që po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, që janë në marrëdhënie pune. Pranë KQZ janë depozituar shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar komisionerë zgjedhorë me vendim të KQZ-së.

1 / 2

Komisionierët që nuk kanë marrë leje nuk po paraqiten në detyrë.

Nga kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ëve vijon edhe për 37 mijë komisionerët e KQV-së dhe GNV-së rrezikohet organizimi dhe administrimi i procesit zgjedhor të datës 25 zgjedhor.

KQZ-ja kërkon përgjegjëshmëri nga drejtuesit e administratës në nivel lokal dhe qendror të reagojnë menjëhërë dhe të mos krijojnë pengesa burokratike”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here