Shqipëria e vockël

0
172

Shqiperia e vockel- Akademik Artan Fuga
——————

Zgjedhjet po behen per te caktuar pushtetaret qe do te drejtojne kombin per kater vitet e ardhshme. Te pakten keshtu i paraqesin. Por, ne fakt, shqiptaret per te cilet flitet, pra ne, qytetaret e ketij vendi, realisht jemi shume pak. Nje grush njerezish. Ne cfare kuptimi? Ne ate qe elektorati shqiptar eshte lehtesisht i manovrueshem dhe lehtesisht i manipulueshem.

Disa jane vene fajin natyres se shqiptarit. Sa gabim!
Disa te tjere therrasin ne ndihme historine. Jo terci, jo verci, duke rene ne nje determinizem historik fatkeq.
Te tjere gjejne lloj lloj konspiracionesh gjeopolitike a thua se nga Putini e deri te lideri i Korese se Veriut mendjen e kane se kush do te fitoje zgjedhjet ne Kashar.

Mjafton nje analize e thjeshte sociologjike e elektoratit per ta kuptuar se gjithçka eshte nje lekundje uji ne nje gote te vogel prej letre.

Gjysma e popullsise as do t’ja dije fare per zgjedhjet sepse eshte e bindur se sidoqe te votoje si te mos votoje fare per te nuk do te ndryshoje gje fare, po fare. Prandaj ata duke humbur besimin, ose e shesin voten, ose genjehen me premtimin me te vogel per ndonje vend pune, ose nuk vijne fare ne zgjedhje.
Nje pjese te elektoratit e kane mbajtur ne izolim, pa shkollim, pa akses ne kulture. Pjese e mencur si gjithe njerezit e tjere por pa informacion dhe pa mundesi per te reflektuar se çfare eshte mire apo se cfare keq. Endet rrugeve te historise symbullurazi, vuan, por nuk bezan. Ku di ajo si luftohet varferia, si rritet mireqenia, si urbanizohet qyteti!

Injoranca si vegel pushteti.

Ata me te shkathtit dhe me energji shperthyese kane ikur ne emigracion. Me ta nuk do te kishte shaka. Por, atyre u kane hequr te drejten e votes dhe pse ata kontribuojne me shume se te gjithe per ekonomine shqiptare.

Jepuni atyre te drejten e votes dhe do te shihni sesi do t’u haperdajne.

Nje pjese e madhe jane punonjes shteti ose qe marrin ndihma sociale ose kane te aferm ne pune shteti apo bashkish. Qofte edhe si roje apo si mbledhesh plehrash. Keta kane frike se humbasin vendin e punes prandaj votojne njesoj si ushtaret ose si te burgosurit, pra me urdher te rreshterit me te pare qe kane mbi krye.

Ne Shqiperine tone nuk ka minimum pjesemarresish ne zgjedhje per t’i quajtur ato te vlefshme. Mjafton sikur edhe deputeti i zones me zonjen, prinderit, vellezerit e krushqit e tyre te votojne dhe zgjedhjet mbarojne. Prandaj sa me shume te merziten votuesit dhe te mos vijne ne votime aq me mire eshte.

E mbyllim ceshtjen midis nesh. Pra si beteje mes dy ushtrish te vogla, nga njera ane nepunesit dhe nga ana tjeter militantet qe duan t’u zene vendin e punes nepunesve qe me pare kane qene militante pa pune.

Disa qindra mijra jane banore rrethinash ose zonash fushore a malore qe kane bere ndonje shtepi, kane ndonje dhi, dhe dy cuna ne emigracion e me shume interesohen se kush u zgjodh ne Athine, ne Berlin, a Rome sesa kush u zgjodh ne Momel, dhe ja ceshtja perfundon.

Ka fare pak grupe te vegjel shoqerore qe levizin, aspirojne, kerkojne, por keta mbeten gjithnje ne minoritet. Keta jane gjithmone te destinuar t’i humbasin zgjedhjet. Kush merret me ta. Budallenj hesapi – thone!

Pastaj ka ca qe jane te neshtruar ne shpirt, karrierista, lepiresprapanicash, servila, te vdekur te pakallur si njerez me dinjitet te mbaruar. Keta bejne tellallin dhe perdoren per te llapur dhe sulmuar ata qe duan tjeter fat per vendin e tyre.

E pse duhen reforma, e pse duhen programe elektorale, e pse duhen mekanizma zhvillimi, buxhete dhe politika zhvillimi!!!

Per kete Shqiperine e vockel! Ikni ore tutje!

Duhen vetem analiste per programet e darkes ne televizion sepse politika per shumicen eshte nje shfaqje e madhe, nje komedi, nje estrade, nje drame, nje ndeshje gjelash, nje shkas per te biseduar te nesermen te pusi i fshatit, te kafja e lagjes, te dhoma e gjumit ku burri i angerdufet gruas dhe ciliminjve duke u roitur trute me analiza gjithfaresh.

Ja kaq eshte.

Tallje e madhe e gjitha kjo.

Demokraci pa demokrate!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here