Petrit Vasili shton dozat e akuzave: Ta çlirojmë Shqipërinë nga shteti që të drogon e të gjobit

0
144

LSI i ka shpallur ‘luftë’ aleatit të saj në qeveri, Partisë Socialiste.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, kreu i LSI-së, Petrit Vasili u bëri thirrje qytetarëve që tashmë është koha për një drejtim të ri, që vendi të çlirohet nga grabitqarët.

Mes të tjerash ai shton dozën e sulmit, ndërsa pohon se ky është shteti që të drogon dhe që të gjobit.

“Koha është tani për një drejtim të ri,
ta çlirojmë Shqipërinë tonë nga shteti grabitqar,
nga shteti që të gjobit,
nga shteti që të drogon dhe
nga shteti që të mbush me plehra.
Drejtimi i ri nuk pret më, të gjithë ne shesh.
Një shans për të gjithë!
LSI forcë e parë, LSI forcë e paparë.”, citohet në mesazhin e Vasilit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here