OSBE vlerëson zgjedhjet në Kosovë: U mbajtën në mënyrë të organizuar dhe “pa parregullsi të mëdha”

0
118

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur në mënyrë të organizuar dhe “pa parregullsi apo incidente të mëdha”.

Ekipet e OSBE-së kanë ofruar ndihmë teknike për organizimin e zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.

OSBE tha se parregullistë kanë pasur të bëjnë me “mospranimin e kartave serbe të identitetit të disa votuesve dhe me raste të votimit të dyfishtë ose shumëfishtë”, por shtoi se këto çështje janë zgjidhur.

Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë treguar se koalicioni midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 11 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here