Meta për Bashën e Ramën: Fëmijë të llastuar që i morën partitë gati dhe i shkatërruan

0
154

Sulmet e tre figurave të partive kryesore në vend ndaj njëri-tjetrit nuk kanë të ndalur. Në takimet elektorale të çdo qyteti Rama, Basha e Meta nuk lënë rast pa folur me tone të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Sot nga qyteti i Pogradecit, ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta krahasoi Ramën dhe Bashën sërish me personazhet e filmit vizatimor Tomy e Jerry duke thënë se janë dy fëmijë të llastuar që pasi i morën gati partitë i shkatërruan ato.

“Vendimi është marrë, të blejë sa televizione të dojë Rama. 100 mijë të rinj do të nisin marshimin që 1 milionë shqiptarë të shkojnë të votojnë. Nuk ka kohë për Tomy dhe Jerry-n, demokratë e socialistë do të votojnë për LSI-në. Nuk mund të votosh për 2 fëmijë të llastuar, që i morën strukturat e partisë gati dhe i shkatërruan. Ka mbaruar kjo histori. Tomy e Jerry ishin dështim i madh për popullin shqiptar. Më 25 qershor, LSI forcë e parë dhe forcë e paparë. Dhe me 26 qershor do i japim Shqipërisë një të ardhme që meriton,” tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here