Foto e Ben Blushit me Lul Berishën, kurth i ngritur me prapaskenë nga lart apo mosnjohje?! (VIDEO)

0
340

Publikohet video që tregon se si Lulzim Berisha ka futur në kurth Ben Blushin për të bërë një foto, e që më pas u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat qeveritare.

Sikurse duket në pamjet e mëposhtme, dy burra ju afruan Ben Blushit në rrugë, i cili ndodhej në Durrës për fushatë.

Njëri nga dy burrat ishte pikërisht Lulzim Berisha, kurse tjetri miku i tij. Pikërisht ky i fundit fillon dhe pyet për LIBRA-n duke i kërkuar një broshurë. Ndërkohë prapa krahëve të Blushit qëndronte Lul Berisha, i dënuari për 5 vrasje.

Po kush nuk e njeh LIBRA-n mor burr”, ndërhyn Lul Berisha.

Blushi kthehet dhe as që e kishte idenë se personi përballë ishte dora vet Lulzim Berisha.

“Hajde pra! Një fotografi!” i propozon miku i Lul Berishës. Blushi pranon me kënaqësi, ndërsa pyet stafin: “Ku do t’i gjejnë fotot?”

“Te faqja e LIBRA-s, LIBRA.al” përgjigjet vajza aty pranë.

Ndërkohë që shihet qartë se fotografia e shpërndarë në media është bërë nga një person tjetër, jo nga stafi i LIBRA, i cili mesa duket ishte porositur nga Lul Berisha.

Lulzim Berisha u lirua nga burgu disa muaj më parë pasi Bashkia e Durrësit doli garant se do ta punësonte pas përfundimit të dënimit. Ben Blushi në atë kohë sulmoi ashpër kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon. Duket qartë që fotografia e sotme e propaganduar në media ishte një sulm i orkestruar nga qeveria ndaj Blushit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here