Ilir Meta shton sulmet ndaj Ramës dhe nxjerr sekretin: Ja pse i ka mbetur hatri me LSI

0
294

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka ditë që ka zbritur në terren për t’i dhënë një dorë gjatë fushatës zëvendësuesit të tij, Petrit Vasili. Edhe sot nga Pogradeci Meta ka ngritur tonet dhe ka shtuar akuzuat ndaj aleatit të tij në qeveri për katër vitet që lëmë pas, Edi Ramës.

Ndërsa e quan politikan të llastuar, Meta tregon dhe arsyen pse i ka mbetur hatri me LSI

“Votoni programin e LSI që të shpëtojnë nga këto taska masakruese shtrënguese që vrasin vendet e punës. Premtimet i ka shkelur vetëm një njeri, Edi Rama. Premtoi se s’do jepte koncesione e mbyti me keq se Berisha me koncesione. LSI prej 2 vitesh i kundërshton. I ka mbetur hatri me LSI se është kundër asaj që Durrësi, Pogradeci Vlora të kthehen në kazanë të mbetjeve më të rrezikshme të Italisë, Europës. Nuk do ta lëmë mafien evropiane të shkatërrojnë Pogradecin, Durrësin e Vlorën”,- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here