Gjykata vendos arrest me burg për Mikel Shallarin/Ja çfarë deklaroi në sallën e gjyqit 24 vjeçari

0
205

“Nuk kam asgjë për të thënë. Do të flas njëherë tjetër”. Kjo ishte fjalia që Mikel Shallari ka thënë para trupit gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në lidhje me akuzën e ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si ekzekutues i komisarit Artan Cuku.

Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 24 vjeçarin që në 8 Prill akuzohet se vrau me 5 plumba ish-Drejtorin e Policisë së Vlorës.

Shallari ka ndenjur gjakftohtë në seancën gjyqësore, teksa është vënë re se në seancë asnjë prej familjarëve të tij nuk ka qenë i pranishëm.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është përqëndruar në dy pista për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, atë të vrasjes për shkak të detyrës dhe gjakmarrjes. Policia dhe Prokuroria deklaruan se kanë prova të pakontestueshme që ekzekutori i Artan Cukut është 24 vjeçari, ndërsa hetimet po ndihmohen edhe nga partnerët e agjensive ligjzbatuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here