Foto/ Vlorë, automjeti “Smart” përplas rëndë 53-vjeçaren, në gjendje kritike për jetën

0
204

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “10 korriku” në vlorë. Mësohet se një automjet tip Smart me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj ka goditur rëndë shtetasen M.K., 53 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 53-vjeçarja është dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhet në gjenje kritike për jetën. Policia ka shoqëruar në rajon drejtuesen e mjetin tip Smart.

Njoftim i Policisë:

Rreth orës 08:52, në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”, automjeti tip Smart, me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur shtetasen M.K., 53 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme proceduriale

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here