Foto ekskluzive: Momenti kur përfaqësuesi i Edi Ramës jep urdhra për sondazhin

1
1414

Instituti italian Piepoli për të dytin vit radhazi ka kryer një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri, rezultatet e të cilit shfaqen ekskluzivisht në Report Tv, televizion me pronar Carlo Bollinon, biznesmenin italian, i njohur për lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama. Jo vetëm në tenderët e shumtë që ai ka marrë nga qeveria por edhe në “mbështetjen” që i bën të majtës duke u bërë zëri i tyre përmes medias që ai përfaqëson.

Këtë mbrëmje në televizionin e tij janë shfaqur rezultatet e sondazhit të dytë të realizuar nga “Piepoli” ku janë intervistuar 1 mijë persona, për të shfaqur parashikimet në rang kombëtar dhe mandatet e deptutetëve që marrin partitë në 7 qarqe të Shqipërisë . Me të ftuar dhe analistë në studio, u fol gjatë për rezultatet e këtij sondazhi dhe krahasimin me vitet e tjera. Partia Socialiste del forcë e parë, PD-ja e dytë dhe LSI-ja e tretë.

Por ndërsa presidenti i institutit Italian “Piepoli” bëhej pjesë e emisionit përmes lidhjeve telefonike Live, Express mëson se ai ndodhej në shoqërinë e pronarit të televizionit, Bollino, në një restorant në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Të interesuar të dy për të nxjerrë sa mirë Partinë Socialiste, Bollino dhe Roberto Baldassari, president i Piepolit, nuk i kanë shmangur dot tonet e larta. Bisedat mes tyre janë dëgjuar, ku duket se janë marrë vesh për të shpallur fituese Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, me 73 mandate deputetësh. Shifër kjo që i jep mundësinë Ramës të qeverisë i vetëm, pa aleatë, duke qenë se sipas këtij sondazhi merr më shumë se gjysmën e parlamentit. Është dëgjuar qartë biseda mes tyre, kur Bollino i jepte urdhra presidentit të institutit “Piepoli” për ta nxjerrë PS-në nga 69 në 73 mandate.

E po ashtu është dëgjuar, se përmes këtij sondazhi “kundërshtarët politikë duhet t’i asgjësojë nga skena politike”

Rezultatet në rang kombëtar të forcave politike që garojnë më 25 qershor, shpallen në fund të emisionit…por duket se “instruktazhi” për rezultatet  ka nisur me presione nga ‘përfaqësuesi’ i kryeministrit. /Gazeta Express

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Eh George Giorgio, Gjon..Massimiliano Muner etj.
    Un persida ,aksidentalisht desha te thosha se dje ne autobuz kam patur mrapa nje grup prostitutash qe po flisnin ashtu si ju i keni mesuar e s,pushuan per ore derisa me ne fund u hap dera e dolen jashte.Tregonin edhe sa i keni paguar,bile njera qe fliste me pak e nuk thoshte ato qe i kishin mesuar ,i thoshte Rames,shoqes se saj se bana gabim qe te mora .Te shkretat, duket se edhe kishin kerkuar pak nga ajo pija droge per shkak te se ciles ishin ne qef.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here