Diplomati shqiptar: Kush janë partitë që do formojnë qeverinë e Kosovës, momenti dramatik që pëson Beogradi

0
153
Albanian Foreign Minister Besnik Mustafaj speaks during an International Conference "The Final Status of Kosovo and the Security in the Balkan" in Tirana 21 October 2006. Mustafaj said that the status of the UN-administered province of Kosovo should be resolved in the end of the year, amid rumours that a decision on its status might be delayed. AFP PFOTO/GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Diplomati shqiptar Besnik Mustafaj ka komentuar sot në studion e lajmeve në News 24, situatën paszgjedhore në Kosovë, ndërsa nuk e përjashton një bashkëpunim të mundshëm mes koalicionit fitues PDK-AAK-Nisma dhe VV-së, e cila ka dalë forcë e dytë.

Edhe në rast se VV-ja pranon të bashkëqeverisë me tre forcat e sipërpërmendura, Mustafaj tha se koalicionit fitues do t’i mbetet posti i Kryeministrit dhe atë do ta marrë Ramush Haradinaj.

Sipas tij, zgjedhja e Haradinajt kryeministër do krijonte momente dramatike në Serbi.

“Mos harrojmë se Ramushi ka një objektiv, siç është krijimi i ushtrisë së Kosovës. Do jetë një moment që do ketë tensione edhe me përfaqësuesit e minoritetit serb, që instrumentalizohen nga Beogradi. Pikë tjetër delikate do jetë fakti që ata do detyrohen për hir të dialogut të ulen në bisedime me të. Kujtojmë se Beogrdi e cilësoi lajm të keq fitoren e koalicionit. Prokuroria dhe institucionet serbe nuk i kanë tërhequr akuzat ndaj tij. Se sa do jenë të gatshëm të ulen me një njeri që e kërkojnë përmes Interpoliti dhe policisë së tyre, këtë se di, por do jetë një moment dramatik për ta”,- sqaroi diplomati shqiptar.

I pyetur se si ka mundësi që Vetvendosja vetëm ka pësuar rritje në zgjedhje, Mustafaj shpjegoi: “Ata qeverisin vetëm Prishtinën, është një lloj shteti i vogël brenda shtetit. Kjo parti ka disa cilësi, pasi ka fituar në qytetet kryesore, është bërë thellësisht forcë urbane. Kjo është një parti e cila në historinë e saj ka një koherencë që nuk e kanë partitë e mëdha. Është parti pa njolla korrupsioni”,- sqroi ai.

Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave. Nga komunitetet pakicë, Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind të votave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here