Çfarë po ndodh? Idrizi, Meta e Vasili takim kokë më kokë në selinë e LSI (Foto)

0
218

Një takim surprizë është zhvilluar mes kreut të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi si dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta e Kreut të Lëvizjes Socialist për Integrim Petrit Vasili.

“BalkanWeb” mëson se takimi është zhvilluar në selinë e LSI-së dhe situata dy javë para zgjedhjeve ka qenë në fokus të bisedimeve.

meta-me-idrizin-1

Kreu i PDIU-së, Idrizi ka qëndruar pak minuta më pas është larguar i pari nga selia e PS-së. Nuk dihet ende saktësisht se për çfarë kanë folur tre liderët por si LSI ashtu edhe PDIU, dy forcat aleate të PS-së në qeverisjen aktuale kanë qenë më të sulmuarat nga kryeministri Edi Rama por edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” janë makinat e tre politikanëve të parkuara para LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here