Si të largoni insektet nga shtëpia?

0
425

Me ardhjen e motit të ngrohtë shkaktohen edhe situata të cilat na detyrojnë që të luftojmë me insektet në shtëpitë tona

Shumica e njerëzve nuk di se si të ballafaqohet me këtë problem në mënyrë natyrore dhe të sigurt.

E pra, a e keni ditur që merimangat urrejnë mendrën (Mentha piperita)?

E gjitha që mund të bëni është të përzieni vajin e pepermintit dhe ujin dhe t’i vendosni në një shishe, e cila ka spërkatës.
Zonat e sulmuara nga merimangat siç janë dritaret dhe dyert dhe çdo qoshe në shtëpi, thjesht spërkatni me këtë tretje. Pastaj, merimangat dhe insektet e tjera do të zhduken.

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumanshme që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit menta dhe është në forma të ndryshme.
Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide.

Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike.

Shfrytëzohet shumë në mjekësi, për prodhimin e çajeve, për shërimin e organeve të tretjes dhe organeve të frymëmarrjes, në kozmetikë, farmaci dhe industrinë ushqimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here