Shpërthen Luan Rama: Sistemi i korruptuar dhe i droguar sepse ishte Edi Rama në krye

0
230

Nënkryetari i Lëvizjes Socialist për Integrim, Luan Rama, në një dalje për mediat, ka qenë më se i ashpër kundrejt kryeminsitri Rama në akuza. Ai duke kujtuar marrëveshjes e para katër viteve mes LSI-së dhe PS-së, ka kujtuar se kjo marrëveshje nuk e u bë as për tepsi, as për timon e koncesione, por ishte një marrëveshje për t’i dhënë vendin një qeveri të stabilizuar dhe të mirë për qytetarët. Gjithashtu Luan Rama ka azkuar drejtpërsëdrejt kryemininstri duke thënë se sistemi është i korruptuar dhe i droguar sepse Edi Rama ka enë në krye të tij për 4 vitet e fdnit

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar 4 vjet më parë, marrëveshja e Shkodrës, apo e 1 prillit është dokumenti mbi të cilin u krijua dhe funksionoi dhe vazhdon të funksionojë bashkëqeverisja me PS-në. Nuk ka qenë marrëveshje as për tepsi as për timon, as për koncesione, ka qenë marrëveshje parimore me angazhim maksimal nga LSI për t’i dhënë vendit qeverisje të stabilizuar, të mirë për të ndikuar në jetën e qytetarëve. Sistemi ishte i korruptuar sepse ishte Edi Rama në krye të sistemit. Sistemi ishte i droguar sepse ishte Rama në krye të sistemit. Sistemi ishte i inkrimunuar sepse ishte Edi Rama në krye të sistemit. Kryetari i Rilindjes nuk është për reforma, por për Rama-Reforma. 840 mijë euro është shpenzimi për transmetimin live të fjalimeve të tij”, – tha Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here