Shpallen në kërkim edhe porositësit e vrasjes së Artan Cukut (EMRAT)

0
202

Pas arrestimit të Mikel Shallarit një ditë më parë, policia pretendon se mund të provojë edhe porositësit e vrasjes.

Dy vëllezërit nga Tropoja, Bujar dhe Florina Daka u shpallën në kërkim nga policia sot paradite. Burime thanë për Lapsi.al se ka prova të mjaftueshme se vëllezërit Daka janë porositësit e vrasjes së Komisar Artan Cukut.

Vëllezërit Daka ishin të dyshuarit kryesorë për ngjarjen, menjëherë sapo ndodhi vrasja.

Vëllai i tyre, Agim Daka, u vetëvra pas 11 orësh në polici me armën e komisar Cukut disa vite më parë.

Vetëvrasja e Agim Dakës nga Tropoja dhe hakmarrja për këtë ngjarje ishte pista kryesore ku po hetonte policia për zbulimin e autorëve të ekzekutimit të komisar Artan Cukut.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi vëllai i viktimës, Bujar Daka nga fshati Cërrnicë i Tropojës ishte arratisur së bashku me 2 persona të tjerë nga ambientet e paraburgimit në Shkodër dhe për këtë policia kishte ndaluar vëllain e tij për ta marrë në pyetje. Por pas 11 orësh në polici Agim Daka u vetëvra.

Mësohet se bashkëshortja e tij ishte vetëvrarë pak kohë më parë dhe Agim Daka ishte shpërngulur nga Shkodra në Tiranë për shkak të një hakmarrjeje të mundshme nga familja e bashkëshortes.

Ai ishte ndalur në një postbllok për shkak të ngjashmërisë së madhe me vëllain e tij të arratisur dhe është shoqëruar në komisariat për verifikim. Në atë kohë Artan Cuku ishte shef i komisariatit nr.5.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here