Shkarkohet Sekretari i Përgjithshëm i MAS, zbulohen arsyet e vërteta për këtë masë

0
341

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për sekretarin e Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca.

Sipas burimeve  të Standard.al, shkarkimi i Ndrecës lidhet me dështimin në tërësi të procesit të maturës shtetërore dhe me dyshimet për daljen e tezave paraprake të provimit të bërë më 10 qershor.

Po sipas të njëjtave burime ky shkarkim ka ardhur edhe në sajë të gjestit që Ndreca ka bërë ndaj vëllait të kryebashkiakut Bushi, gjatë një debati në Krujë.

Ndërsa Ministria e Kulturqs ka shpërndarë deklaratën në lidhje me shkarkimin dhe kallëzimin penal, me motivacionin tejkalim të kopetencave.

Ministrja ka depozituar kallëzimin me Nr. 2466-M, datë 12.06.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm pranë MAS, “për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cënojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017, si dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017””.

Gjithashtu, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të Plarent Ndrecës nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here