Rama uron Bashën për ditëlindje nga Malësia e Madhe: I paç 100 vitet ardhshme në …

0
161

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Reç të Malësisë së Madhe me banorët gjatë fushatës elektorale ka uruar kreun e PD-së Lulzim Basha për ditëlindje sot.

Me ironi kreu i qeverisë tha: “I paç 100 vitet ardhshme në gjumin më të ëmbël që dëshiron. Sinqerisht të uroj shëndet për fëmijët dhe familjen, gëzuar”.

Rama më pas sulmoi dhe programin e tij për 4 vitet e ardhshme duke thënë se “askush nuk e ha gënjeshtrën e Lulit se do të ushqejë fëmijët e kopshteve dhe nxënësit e shkollave”.

“Basha do jua ushqejë fëmijët nga kopshti deri në universitet, pas universitetit do vijnë në shtëpi e do thonë a ka gjë për të ngrënë. Po ka njeri që e ha këtë?” tha Rama.

Kryeministri u kujtua edhe për deputetin demokrat Sali Berisha, teksa u shpreh se “ai e di mjaft mirë që qeveria jonë ka bërë shtet”.

“Edhe Saliu e di por nuk ka për ta thënë që pas çerek shekulli se njerëzit humbën shpresën se ky vend mund të bëhet, por ne dhamë provën që asnjë tjetër përveç nesh nuk mund ta bëjë dot. Nuk e bëjnë dot se po ta bënin, do e kishin bërë. Ne kemi vizion kombëtar dhe evropian,” tha kreu i qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here