Rama: Festojmë dy ditëlindje të PS dhe të kreut të PD-së

0
147

Partia Socialiste feston sot ditëlindjen e saj të 26-të, ku në një aktivitet të shkurtër në oborrin e selisë rozë ishin të ftuar personalitete të ndryshme.

Partia Demokratike në këtë përvjetor të PS zgjodhi të dërgonte Halim Kosovën, i cili është edhe në listat e kandidatëve.

Pjesëmarrjen e Halim Kosovës e përshëndeti edhe Kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për zgjedhjet e 25 qershorit, duke thënë se janë me rëndësi historike pasi do të vendoset se si do të jetë Shqipëria pas 1 dekade dhe jo vetëm pas 4 vitesh.

“Një përshëndetjre për profesorn Halim Kosovën që është këtu në emër të PD, na vjen  shumë mirë që vini këtu dhe ju kanë zgjedhur juve.

Zgjedhjet e 25 qershorit janë zgjedhje që përcaktojnë jo thjesht kush qeverisë Shqipërinë, por si do jetë Shqipëria të paktën pas 1 dekade. Jaë zgjedhje historike, janë zgjedhjet në një udhëkryq mes mundësisë reale për të filluar negociatat me BE dhe për të vazhduar edhe me më shumë vendosmëri për të rritur ekonominë. Kjo e jona nuk është një betejë politik dhe as personale me të tjerë.

Nuk jemi në një garë me parti të tjera dhe nuk kemi ndërmend të përfshihemi në shkëmbimet tradicionale të zjarreve, sepse për ne kjo është betejë themelore për Shqipërinë që duam”, tha Edi Rama.

Kryetari i PS e mbylli fjalën duke përmendur Lulzim Bashën.

“Është hera  e parë që festojmë ditëlindjen e Partisë Socialiste dhe ditëlindjen e kryetarit të Partisë Demokratike’, tha Kryeministri.

Kujtojmë se sot ka ditëlindjen edhe kreu i PD Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here