Petrit Vasili akuza Ramës: Shqiptarëve iu pive gjakun me koncensione, plani yt është “tepsia”

0
158

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili në një status në Facebook foli për takimin me të rinjtë e Lushnjes sot, gjatë të cilit ka theksuar se forca që ai përfaqëson, LSI-ja ka një plan për të ulur taksat, që të pasurohen njerëzit dhe jo oligarkët.

Duke u ndalur tek plani ai sulmoi kryeministrin Rama kur tha se LSI-ja i ul tatimin atij që punon, pa iu pirë gjakun shqiptarëve.

STATUSI I PLOTE
Nga takimi i shkëlqyer me të rinjtë e Lushnjes:
“Ne kemi plan që t’i pasurojmë njerëzit, jo të pasurojmë oligarkët. Dhe për këtë, në këtë plan që është plan dhe jo tepsi. Është plan që ul taksat, që njerëzit të kenë më shumë para për veten e tyre. Ia ul tatimin atij që punon, pra nuk ia merr gjakun nga rroga që të pasurojë oligarkun, sepse i merr këto para që fëmijët tanë të jenë më të pasur, më të shëndetshëm, jo që të kemi pikërisht ato koncesione që ia pinë gjakun”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here