Ministri i Drejtësisë tregon arsyet: Ja pse i ndalojmë hyrjen Sekretares së Përgjithshme

0
119

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi me anë të një deklarate sqaron arsyet pse sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni i është ndaluar hyrja dhe për këtë është thirrur policia. Bardhi sqaron se për sa kohë ajo vijon të jetë e pezulluar nga detyra, nuk do lejohet të hyjë në Ministrinë e Drejtësisë.

DEKLARATA E PLOTE
Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë sëDrejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk mund të lejohet tëfutet në institucion. Urdhri nr. 3817, datë 08.06.2017, i Ministrit të Drejtësisë, me anë të së cilit ështëurdhëruar pezullimi nga detyra i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë,është në fuqi. Asnjë institucion tjetër shtetërorë, përfshirë Departamentin eAdministratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, nuk kacenuar vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, përshkak se autoritetin kushtetues për ta bërë këtë e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend.Çdo pretendim tjetër në këtë drejtim është manipulim i opinionit publik, dhe tregues iqartë i mungesës së njohurive minimale juridike. Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të ftojë çdo palë të interesuar dhe që nukështë dakord me aktin e Ministrit të Drejtësisë, që t’i drejtohet Gjykatës, si organikompetent, që shqyrton ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Ministrit të Drejtësisë. Akti i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të pezulluar nga detyra, për të hyrë në mënyrëtë paligjshme dhe me forcë në institucion, është vijim i akteve të paligjshme tëndërmarra gjatë kësaj kohe, si dhe vazhdim i përpjekjeve për të penguar institucionin eMinistrisë së Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të marrë masat për të mos lejuarpërdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, apo për të shfokusuar punëne titullarëve të institucionit në drejtim të parandalimit të përfshirjes së nëpunësve publiknë veprimtari politike në kundërshtim me ligjin. Ky akt i fortë dëshpërimi dhepaligjshmërie, provon edhe njëherë dështimin e depolitizimit të administratës publike, sidhe fatkeqësisht është tregues i qartë i respektit të ulët që zyrtarë të lartë të shërbimitcivil kanë ndaj ligjit.Ministria e Drejtësisë fton organin e Prokurorisë të procedojë me seriozitet, shpejtësidhe efikasitet, kallëzimin penal që kanë depozituar sot Shërbimet e Ruajtjes sëMinistrisë së Drejtësisë ndaj znj. Juliana Hoxha, për shkak se hyrja e paautorizuar nënjë institucion të rëndësisë së veçantë, përbën vepër penale dhe është e dënueshmenga Kodi Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here