Meta: Basha ia futi aleatëve dhe u bë nënkontraktor i Ramës. Gjëja e vetme që s’i fal…

0
155

Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në televizionin “News 24” deklaroi se kreu i PD-së, Lulzim Basha e krijoi çadrën nga frika se do humbte kryesimin e partisë. I sigurt për humbjen e zgjedhjeve, me një koalicion të madh PS-LSI-PDIU siç tha Meta, Basha u ngujua në çadër, prej të cilës, shtoi ai, doli me një marrëveshje për të cënuar zgjedhjet. Kjo sipas Metës, ishte një nga ato gjërat që nuk i falte dot kryeopozitarit.

“Z. Basha, duke ndier situatën e vështirë të Partisë Demokratike në terren dhe një humbje qoftë edhe në zgjedhje tërësisht normale, por duke ndier edhe rrezikun e deformimit të mëtejshëm të një rezultati të disfavorshëm për PD-në, për shkak të një koalicioni super të madh PS-LSI-PDIU dhe ndoshta të angazhimit të segmenteve të caktuara të policisë apo të elementëve të caktuar të lidhur me ndërmarrjen e kanabisit dhe elementëve kriminalë, vendosi të marrë një pozicion të tillë: ta ndërtojë çadrën si një serrë politike, se në dimër u krijua ajo, për të rritur edhe një çikë autoritetin e tij dhe për të fituar disa garanci ndoshta, ose për të justifikuar mos hyrjen në zgjedhje, me qëllim evitimin e shkarkimit të tij nga kryetar i Partisë Demokratike, sipas mendimit tim”,- u shpreh Meta.

Pra, ju po thoni se nuk ishit alet i kësaj çadre, ju nuk e mbështesnit atë. Ka pasur një ide z. Rama…
Absolutisht, por kam qenë kundërshtar i bërjes së zgjedhjeve pa opozitën. Kjo do të ishte gjithashtu një katastrofë. Kjo nuk do të thotë se isha aleat i çadrës.

Ka pasur një ide që ju kërkonit kryeministrin në zgjedhjet e reja. Unë e kam pyetur kryeministrin Rama nëse ju keni pasur marrëveshje ose bisedim për këtë punë dhe kemi një përgjigje të tillë: ju nuk keni pasur asnjë bisedë direkt ose indirekt që ju mund të ishit në një koalicion, kur një parti jep qeverisjen për 4 vjet. Kjo ka ndodhur rëndom, qeveria e z. Bler, një qeveri italiane.
Nuk ka pasur arsye Rama për të bërë një marrëveshje të tillë, sepse në çdo rast, edhe nëse ne do të dilnim në koalicion, përsëri do të ishte një garë brenda koalicionit, sepse LSI-ja nuk do të bënte thirrje për vota për z. Rama ose PS-ja për z. Meta, kështu që gjithçka do të ishte rezultati i garës. Çdo produkt i koalicioneve të ardhshme ose …
Patjetër duhet të ishit parti e parë për të qenë kryeministër, pasi bota ka pasur shembuj plot.
Normalisht, nëse do të hysh në një koalicion, partia që del e para ka të drejtën për kryeministër, por në situatën që ne jemi tani loja është shumë e hapur. Për shembull, Schüssel në Austri doli i treti dhe u bë kryeministër.
Çdo gjë është produkt i rezultatit, është produkti i 71 votave më 26 qershor.
Ka filluar të thuhet një fjalë, që z. Meta ka kërkuar të bëhet kryeministër dhe është prapa çadrës, ai po e manipulon opozitën.
Absolutisht kjo është tërësisht e pavërtetë. Qëndrimet e mia kanë qenë tepër transparente, publike, pavarësisht se Rama dhe Basha në fund u detyruan të bëjnë një marrëveshje, që për fat të keq nuk e bënë për standardet e zgjedhjeve, që ishin kauzat e opozitës, nuk e bënë për luftën kundër drogës dhe për zbatimin dekriminalizimit, por është shumë mirë që PD-ja ka hyrë në zgjedhje, pavarësisht se në funksion të cilave qëllimeve ka hyrë. Kjo është një gjë shumë më pozitive sesa të kishim zgjedhje pa opozitën dhe pa Partinë Demokratike.

Siç e thatë ju, sapo hyri në çadër z. Lulzim Basha shpalli një grup kërkesash, largimin dhe arrestimin e z. Rama. Ai jo vetëm që nuk është larguar, arrestuar jo e jo, por ka marrë edhe Lulzim Bashën. Tani ju a besoni te kjo Republika e Re e Lulzim Bashës, z. Meta?
Unë asnjëherë nuk kam besuar te Republika e Re e z. Basha, as te Rilindja e ish-bashkëkryetarit tim, sepse mendoj që këto janë tërësisht shumë larg realitetit politik, por kurrë nuk më ka vajtur mendja se Lulzim Basha do të bënte një marrëveshje për të cenuar standardin zgjedhjeve.
Ai kishte plotësisht të drejtë të kërkonte garanci për standardin e zgjedhjeve, për të drejtat e opozitës, jo vetëm të Partisë Demokratike, por të të gjitha forcave të tjera opozitare. Gjëja e parë që ai bëri në tri orë ua futi aleatëve të vet duke filluar që nga z. Duka, i cili, po të kishte dëgjuar kërkesat e maxhorancës për të braktisur çadrën, do të hynte në një proces ku mund të merrte 10-12 deputetë, kurse tani është tërësisht i rrezikuar për shkak të kësaj marrëveshjeje dhe imponimit, që i është bërë atij dhe disa aleatëve të tjerë për të qenë në listën e Partisë Demokratike dhe për të hequr dorë nga regjistrimi i partive të tyre si parti të pavarura për të konkurruar në këto zgjedhje.

Pra ju, z. Meta, sigurisht që nuk e besonit që z. Basha kërkonte jo vetëm largimin, të pres në tryezë, i thoshte, por, duke mos qenë kryeministër, të ketë firmosur largimin nga kryeministër dhe të bëhet arrestimi i tij. Ju nuk e besonit këtë fabul, apo jo?
Unë nuk e besoja se ai mund të realizonte largimin e z. Rama, sepse e kishte të pamundur, aq më tepër arrestimin tij, sepse ishte ende më i pamundur, por besoja se të paktën ai do të bënte diçka serioze që të garantonte një lloj integriteti të procesit zgjedhor.
Ndërsa aktualisht e shohim që është bërë një nënkontraktor i z. Rama për të cenuar standardin e zgjedhjeve. Kulmi ishte para pak ditësh në Dibër kur në vend që të merrej me qeverinë ose me LSI-në, u mor tërë kohën me PDIU-në, domethënë një gjë skandaloze, duke bërë thirrje për të mos votuar për partitë e tjera, ndërkohë që çdo kryetar partie, çdo lider duhet të tregojë programin dhe avantazhet e forcës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here