Luan Rama zbulon një deklaratë të fortë të Ramës për PD gjatë një takimi

0
266

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, zbuloi një deklaratë të fortë të kryeministri Edi Rama gjatë negociatave për zgjidhjen e krizës politike.

Në Tonight Ilva Tare” në Ora News, Luan Rama tha se kryeministri Rama kishte deklaruar shprehimisht se nuk e donte opozitën në zgjedhje.

Deklarata e tij erdhi gjatë shpjegimeve për rolin e LSI-së për marrëveshjen “McAllister”

Pjesë nga deklarata:

Luan Rama: Kjo është pa dyshim është me kosto shumë të vogël nga kostoja e papërgjegjshmërisë për të shkuar pa opozitën në zgjedhje. Kam qenë në takim ku zt.Rama ka thënë shprehimisht; ‘unë ata nuk i dua në zgjedhje sepse është momenti për ta pastruar politikën shqiptare nga këta’. Po e citoj në ligjëratë të drejtë.

Tare: Me ata kush kuptohet? Sepse kjo është një deklaratë e fortë.

Luan Rama: Nuk e dua opozitën në zgjedhje. Pastroi sheshin para Kryeministrisë nga çadra dhe e mori në qeveri. Është shumë më mirë kështu se pa opozitën në zgjedhje. Nuk mundesh që baltën dhe shushunjat t’i faturosh partisë që ka qenë në minorancë.

 

/Ora News.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here