Klevi Pojana-Tahirit: O Sai-keq i shkarkuar për drogë, ta dish mirë se…

0
155

Kandidati i LSI-së Klevi Pojana i përgjigjet flakë për flakë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, që e quajti LSI-në lukuni të tërbuar. Pojana e cilëson Tahirin si ministrin e shkarkuar për trafik droge dhe i kujton se pa ta PS-ja nuk do mund të krijonte kurrë qeveri.

Postimi i plotë:

 

Sa-i-keqi apo ministri që u shkarkua për drogën, përsëri e nxorri kokën! Dhe na qenkërka zemëruar për disa të vërteta të qeverisjes, sa që e ka humbur toruan fare e nuk di as çfarë shkruan dhe as çfarë flet! Ti more Sa-i-keq duhet ta dish mirë që pa LSI-në dhe Ilir Metën PS-ja nuk do të kishte asnjë shans dhe asnjë mundësi që të bëhej parti qeverisëse në Shqipëri. Do të kishte mbetur në opozitë dhe ti kushedi se ku do të vërviteshe ditë e natë e jo vetëm natën siç bredh tani me ata, që pasi e mbushët Shqipërinë me drogë si asnjëherë tjetër më parë, po përpiqeni ta mbushni edhe me horra për të vjedhur zgjedhjet! As LSI dhe as Ilir Meta asnjeherë as e kanë sharë e as e kanë përgojuar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Përkundrazi, kanë vlerësuar dhe çmojnë rolin e PS-së dhe të socialistëve shqiptarë për gjithë sa kanë bërë për vendin! E sa për Rilindjen, është tjetër gjë! LSI e ka ndihmuar dhe e ka kritikuar me shpresën se do ta kuptonte që Rilindja dhe droga nuk mund të rrinë bashkë, që Rilindja dhe krimi nuk mund të jenë bashkudhëtare, që Rilindja dhe burgosja pa shkak e pa arsye ligjore e qytetarëve të pafajshëm nuk mund të jenë e njëjta gjë! Mirëpo, ja që ndodh edhe të dështojmë si në rastet e mësipërme!!! Po ti i Sa-i-keq vazhdo e shkruaj prapë se je i vetëmjaftueshëm që njerëzit të kuptojnë se çfarë është Rilindja me rilindas si ti, dhe se përse rinia e Shqipërisë do t’ju braktisë edhe më 25 qershor ju dhe Rilindjen e droguar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here