Ish lideri i kthyer në sekser, shkruan mesazh urimi për Ramën në 26 vjetorin e themelimit të PS

0
129

Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PS Fatos Nano ka uruar përmes një mesazhi Kryeministrin Edi Rama dhe Gramoz Ruçin për ditëlindjen e 26-të të Partisë Socialiste.

Pasi dështoi të bënte sekserin mes Edi Ramës dhe Agron Dukës të PAA për ta nxjerrë nga çadra e opozitës, Fatos Nano ka nisur një tjetër “betejë”.

Në SMS-në e tij, Nano ka sulmuar LSI-në e Ilir Metës dhe ka shprehur hapur mbështetjen ndaj “Rilindjes” së Edi Ramës.  Aleancën e PS me LSI, Nano e ka quajtur pseudoaleancë.

Duket se ish-lideri i PS ka ndryshuar tërësisht qëndrime ndaj Ilir Metës dhe Edi Ramës. Dikur mbështeste hapur Metën, por tani ka kaluar në krah të Ramës. Dhe kjo ka një arsye. Syri.net ka mësuar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Edi Rama i ka premtuar Fatos Nanos poste në dogana e tatime, pra shkurt ato drejtori që sot drejtohen nga LSI.

SMS e Fatos Nanos dërguar Ramës e Ruçit:

Te dashur Edi e Gramoz!

Uroj nëpërmjet jush, gjithë socialistët anembanë Shqipërisë për 26 vjetorin e familjes sonë të patjetërsueshme! Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme! Ky është destini dhe destinacioni ynë i përbashkët, prandaj kam shume besim se çdo shqiptar i arsyeshëm do te vendose qe ne këtë udhëkryq historik, timonin e qeverisjes se këtij vendi ta besoje ne duart tona!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here