Ilir Meta tregon të vërtetën: Koalicioni me Berishën në 2009 ishte vepër e Edi Ramës

0
202

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht President i zgjedhur i Republikës, Ilir Meta sqaroi sot në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në televizionin “News 24” arsyet e koalicionit me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 2009-ës. Duke arsyetuar vendimin, Meta shprehet se asokohe PS-ja ka marrë vetëm 66 mandate dhe LSI-ja 4, çka e bënte të pamundur bashkimin e tyre.

“Në këtë periudhë ju dhe një kolegu juaj analist, të cilin nuk po ia përmend emrin, ishte më shumë shqetësimi i atij kolegut tjetër, a isha unë i gatshëm të bëja koalicion me Edi Ramën, parazgjedhor, në vitin 2009, pasi bëmë ndryshimet kushtetuese dhe hymë në grevë urie.

Unë kam thënë që për hir të bashkimit të së majtës jam dakord, por ai nuk ka për të pranuar, dhe pasi u bë takimi juaj me Edi Ramën, ai ju kishte thënë se nuk kam nevojë për koalicion me LSI-në dhe bëri thirrje gjithë fushatën për të zhdukur LSI-në, në fund fare, kjo nuk ka rëndësi.

Unë thashë që nuk bëj koalicion me Berishën dhe nuk kisha ndërmend të bëja koalicion me Berishën. Në fund fare rezultati doli: 66 PS-ja, 4 LSI-ja dhe 70 PD-ja. 4-a me 66-n bëjnë dot 71?
Atëherë? Koalicioni me Berishën ishte vepër e Edi Ramës”,- sqaroi Meta.

Ai sqaroi ndër të tjera dhe arsyen pse nuk e la vendin të shkonte në zgjedhje.

“Jo, nuk mund të kalonte vendi në zgjedhje, sepse mund të shkonte situata tërësisht jashtë kontrollit dhe e vetmja mënyrë që LSI-ja të bëhej faktor stabiliteti ishte kjo gjë dhe u bë shumë mirë. Pra, ishte një premtim i pambajtur nga ana ime për shkak të Edi Ramës”,- u shpreh Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here