Ilir Meta hap letrat: Këto janë marrëveshjet e fshehta mes Ramës e Bashës për të më goditur mua dhe Berishën

0
289

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta foli hapur në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 kur tha se Rama e Basha edhe në të kaluarën kanë bërë marrëveshje të fshehta kundër tij.

Duke treguar dy prej tyre, Meta tha se jo vetëm kanë tentuar të gadasin atë por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Z. Meta, për publikun u krijua ideja se marrëveshja Rama-Basha ishte një marrëveshje e prodhuar nga rrethanat, një marrëveshje spontane që erdhi aty për aty. Në fakt, duket sikur edhe ju ratë pre e kësaj ideje. Unë kam idenë që gjithçka vjen më përpara sesa ai gjoja spontanitet i 5 orëve të uljes së tyre. Nuk është Edi Rama nga ato që merr vendimet e Uillson Çurçillit, ulet po themi në luftë dhe merr një vendim aty të menjëhershëm, duket më e vjetër kjo…

Unë mendoj se të dy këta politikanë nuk janë aq të qëndrueshëm sa të bëjnë marrëveshje shumë afatgjata dhe tepër serioze. Mendoj se janë dy politikanë që tiparin thelbësor kanë paqëndrueshmërinë, jo vetëm në raport me njëri-tjetrin, por edhe me cilindo.
Në rastin konkret mund të them se raporte dhe marrëveshje të fshehta midis tyre ka pasur vazhdimisht në të kaluarën, siç kanë qenë ato për të më goditur mua me inskenime, si rasti Doshi-Fufi, që nuk kishte asnjë lidhje. U përdor Partia Demokratike për të bërë zhurmë në të gjithë botën, që unë doja të eliminoja dy deputetë. Njëkohësisht edhe rasti CEZ-DIA ku praktikisht z. Basha u bë zëdhënësi kryesor i fabrikimeve që shkonin nga zyrat e Rilindjes, këto me fakte të pavërteta, që synonin goditjen time, por njëkohësisht edhe goditjen e z. Berisha që ishte kryeministër në atë periudhë. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me dy individë të cilët u bashkuan për shkak të interesit të tyre personal.
Në radhë të parë, në raport me partitë e tyre, sepse duket që pas kësaj u fshinë të gjithë emrat e njohur të Partisë Demokratike…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here