A ishte pjesë e marrëveshjes me Ramën lënia e LSI-së jashtë çdo pushteti? Si përgjigjet Basha

0
173

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, ka sqaruar nëse pjesë e marrëveshjes me kryeministrin Rama ishte lënia jashtë çdo pushteti Lëvizja Socialiste për Integrim.

Basha e ka mohuar në mënyrë kategorike këtë gjë, por se kjo ishte pjesë e vendosmërisë së tij për të mos qeverisur me LSI-në.

“Absolutisht jo. Kjo është pjesë e vendosmërisë time të shprehur prej 4 vjetësh si kryetar i opozitës. Demokratët e Shqipërisë kurrë më të mos kenë dyshim që unë, si kryetar i Partisë do të  bëj ndonjë pazar me LSI-në, sepse në qoftë se ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse të mos joshet nga shitblerja e votës me idenë se ne do jemi prapë në pushtet.

Sot dua t’i them çdo demokrati e demokrateje, ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër,” tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here