Kur do të vdesim? Inteligjenca artificiale parashikon ekzaktësisht të ardhmen

0
333

Sistemet e inteligjencës artificiale po shndërrohen në luftëtarët e rinj si diagnostikues të sëmundjeve dhe madje mund të parashikojnë saktësisht se kur do të vdesim.

Shkencëtarët në Universitetin e Adelaideve në Australi kanë zhvilluar një sistem inteligjence artificiale që mund të parashikojë me saktësi të madhe jetën e një njeriu.

Sistemi është zhvilluar përmes kërkimit që ekzaminon tomografinë e 48 pacientëve. Duke parë skanin e tyre, algoritmat dhanë diagnozën se kur do të vdesë pacienti në 5 vitet e ardhshme. Parashikimi ka një vërtetësi prej 69%, e ngjashme me parashikimin njerëzor të doktorëve.

Kërkimi është publikuar në revistën “Raporte shkencore” dhe është studimi i parë që vendos në pah inteligjencën artificiale.

Kompjuteri analizon një numër të lartë të të dhënave duke kërkuar për imazhe apo anomali shumë më tepër sesa mund të shohë njeriu. Kërkuesit nuk janë të sigurt se si kompjuteri i analizon këto të dhëna, por rezultatet flasin vetë.

Gjithsesi, nuk është kaq e errët e gjithë situata dhe askush s’ka arsye pse të trembet. Të kuptuarit e jetës dhe të vdekjes mund të ndihmojë në jetëgjatësi më të lartë. Duke parë simptoma të tipit zemër më e madhe apo koagulim i gjakut, doktorët mund të vijojnë me analizat për sëmundje të mundshme të zemrës.

Për të njëjtat simptoma doktorëve mund t’u duhen vite për t’i kuptuar, ndërsa makinerisë vetëm pak çaste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here