Denoncimi/ Vëllai i ish-drejtorit të PS-së: Mos voto LSI-në. Të jap unë paradhënie dhe të premtoj çfarë të premton LSI (VIDEO)

0

“Ça do te premtoje LSI-ja do ta premtoj une, por do ta jap paradhenie, vetem nga inati”. Me keto fjale, vëllai i Afrim Bakut, ish-drejtori i emeruar nga PS-ja në AKU-në e Durresit, i ka telefonuar nje mbeshtetesi te LSI-se duke i bere oferte qe vetem e vetem te mos votoje per LSI-ne. Ai e fton edhe per kafe, teksa Sul Hida, mbeshtetesi i LSI, e ka publikuar biseden ne profilin e tij ne FB, me nje reagim ku ben thirrje te mos shitet vota.

Loading...

Reagimi i Sul Hidës:

Mua nuk më blen dot as vëllai i Afrim Bakaj, as ndonjë eksponent i lartë i PS Durrës dhe askush për asgjë!

Miqtë e mi,
Mos e shisni Votën!
Vota është vullnet i lirë, vota është e fshehtë!
Unë ftoj cdo mik, shok, të njohur mos bjerë pre e ofertave, joshjeve, presioneve! Askush mos trembet, askush mos tutet, as paraja e as presionet për humbjen e vendit të punes, nuk do të ndalin verdiktin e qytetarëve më 25 Qershor!
Më besoni, askush nuk blen e shet pa një çmim!
Vota nuk ka çmim!
Vota është e ardhmja ime, e ardhmja jote, e ardhmja femijëve të tu!
Votoni për Durrësin, Votoni kundër arrogancës, hajdutërisë, makuterisë!
Votoni me shpirt, votoni me zemër!
#UneVotojNr1
#NjëShansPërDurrësin

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje