Mavraj: Një fitore nesër është mundësi shumë e madhe për të rikthyer euforinë

0
225

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, mendon se ndeshja e nesërme ndaj Izraelit është një mundësi e madhe për skuadrën për të rikthyer moralin dhe atë euforinw që ka pasur në ndeshjet e kaluara. Në konferencën e sotme për shtyp para sfidës, ai tha se keqardhje më e madhe se humbjet është fakti që golat janë pësuar prej gabimeve individuale.

Humbja në ndeshjen e parë ndaj Izraelit

“Na ka dhembur shumë ndeshja në Elbasan. Jo vetëm humbja, por edhe fakti që golat i kemi pësuar për fajin tonë. Edhe me Spanjën, me Italinë apo me Maqedoninë golat që kemi pësuar kanë qënë gjithnjë gabimet tona individuale.

Ndaj Izraelit ne ishim fajtore që ja u falëm golat dhe normalisht që mbrojtja ka përgjegjësi por nuk mendoj që është dobësuar me para atë që ishte para Europianit.

Ka ndryshuar mënyra e lojës, tani ne jo vetëm tërhiqemi, por duhet të marrim edhe iniciativën për të krijuar ndonjëherë, ndaj nuk e kemi shumë të lehtë me ekipe që janë më të dobëta se ne. Duhet të përmirësohemi më shumë në mbrojtje, por jo vetëm 4 lojtarët e repartit, por si skuadër.”

Shiriti i kapitenit

“Nuk më intereson fare çështja e shiritit. As çunave të tjerë nuk u intereson. Kryesorja është që kemi një mendim të përbashkët për lojën.”

11 gola të pësuar në 5 ndeshjet e fundit

“Siç e thashë dhe me parë, golat janë pësuar nga gabime individuale që s’na ndodhin vetëm neve, janë shumë skuadra në botë që pësojnë në mënyrë të tillë. Për të mbrojtur mirë nuk duhen vetëm 4 lojtarë, por 11.

Unë s’kam qenë prezent në Itali dhe ndaj Bosnjës, por në çdo ndeshje golat nuk i kemi pësuar për raste të kundërshtarëve, ua kemi dhënë vetë mundësitë. Duhet të marrim përgjegjësitë dhe të mundohemi të gabojmë sa më pak.”

Atmosfera pas Luksemburgut

“Në përgjithësi atmosfera në skuadër ka qenë e shkëlqyer. Nuk është e lehtë pas një humbjeje ndaj një ekipi si Luksemburgu dhe kjo ndikon pak në atmosferë.”

Një fitore e mundshme në ndeshjen e nesërme

“Është mundësi shumë e madhe për të rikthyer atë euforinë e vogël që kemi pasur. Kemi ardhur për të fituar, jo për 1 pikë apo për lojë të mirë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here