Standard.al

LAJM I FUNDIT/ LSI reagon për takimin e Edi Ramës me Fatos Nanon: Ja çfarë tregon

0

Këshilltari pranë grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Kaba, e ka parë në disfavor të Partisë Socialiste, takimin pak më herët ditën e sotme të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe kreut aktual të qeverisë Edi Rama.

Sipas tij, takimi i Nanos me Ramën tregon se socialistët e vërtetë e kanë braktisur Rilindjen. Në një status në Facebook, Kaba shkruan: “Takimi i Rames me Nanon tregon se socialistet e vertete e kane braktisur Rilindjen. Voto LSI, kunder oligarkise, pro Rinise”.
Në postimin e tij ai gjithashtu bën thirrje për të votuar LSI-në, e cila theksin në këtë fushatë e ka vënë tek rinia.
Takimi Nano-Rama
Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Në një prononcim për “BalkanWeb”, Nano nuk dha detaje për takimin me kreun e qeverisë por tha se “nuk bëhet fjalë për çështje timoni, por destinacioni”. Ai gjithashtu përdori edhe shprehjen e kryeministrit Rama “nuk keni parë gjë akoma”.
Sipas burimeve të sigurta për “BalkanWeb” nga zona e vilave qeveritare në Durres, sot rreth orës 17.30 pasdite ish-kryeministri Fatos Nano ka hyrë pas shumë vitesh në atë zonë për t’u futur në vilën e kryeministrit aktual. Lideri historik i Partise Socialiste dhe kryetari i sotem i socialistëve, kanë ndenjur për më shumë se dy orë së bashku.
Të njëjtat burime tregojnë për “BalkanWeb” se më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi. Nuk dihet se për çfare ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.