Standard.al

LAJM I FUNDIT/ Kallëzohet penalisht kandidati për deputet i PS, ja për çfarë akuzohet

0

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka bërë një kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet në qarkun e Beratit, Fadil Nasufi dhe regjistruesit të ZVRPP të po këtij qyteti, Ledian Shehu.

Ministri i Drejtësisë, i kërkon Prokurorisë marrjen e masës së sigurimit personal ndaj të kallëzuarve.

Bardhi urdhëroi shkarkimin e menjëherëshëm të regjistruesit të ZVRPP Berat, Ledian Shehu. Sipas Bardhit të akuzuarit kanë shpërndarë certifikata pronësie në një veprimtari politike  dhe fetare.

Nasufi dhe Shehu, sipas ministrit të Drejtësisë, kanë shfrytëzuar veprimtarinë shtetërore për përfitime politike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.