Këshilltari i Metës jep “Lajmin e Fundit”: Facebook, vlerëson me medalje Rilindësit e Republikës së Re…!

0
152

Këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi pas deklaratave të papritura bërë sot nga kryeministri Edi Rama që foli hapur kundër LSI dhe për “metastaza” që përhapen në çdo zyrë, reagon përmes një statusi me tone ironie e humori.

“Lajmi Fundit”

D E K R E T

Facebook, vlerëson me medalje Rilindësit e Republikës së Re…!

Motivi:  Për kontribute të veçanta në rritjen e numrit  fiktiv të përdorueseve.

J’u jepet medalja “Për shërbime të shquara”  në fshehjen e identitetit të tyre të vërtetë, rritjes fiktive të sondazheve, llumit dhe sharjeve nëpër portale.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, shkruan Aleksi.

em.png

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here