Standard.al

Ironia e Denion Meidanit, publikon raportin e Gallup: Ja ç’do të thotë të votosh 2-shin

0

Denion Meidani ka ironizuar qeverinë “Rama” përmes një postimi në “Facebook” ku komenton raportin e fundit të Gallups, sipas të cilit, shqiptarët kërkojnë më së shumti të largohen nga Shqipëria.

Meidani e cilëson si skandaloz raportin dhe bën përgjegjës qeverinë “Rama” për të.

STATUSI

Ja çdo të thotë të votosh dyshin! Skandaloz raporti më i fundit i Gallup!

Falë Rilindjes është gati dyfishuar dëshira për tu arratisur e ikur nga sytë këmbët nga Shqipëria që nga 2013!

Falë Rilindjes jemi vendi i dytë në botë për nga dëshira për të migruar nga vendi jonë mbas Sierra Leon dhe baraz në “tie” me Haitin por ne me një asterisk anash që do të thotë ndryshim signifikant dhe për më tepër kur dihet tashmë situata në këto vende që janë në luftë të vazhdueshme civile apo dhe më keq janë goditur si Haitit dhe nga fatkeqësi natyrore me pasoja katastrofike)!

Tani besoj e kuptuat çfarë nënkupton Rama kur ngre dy gishtat dhe na tregon numrin 2!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.