I shumë kërkuari i arratiset policisë në Durrës, reagon policia e Shtetit

0
241

Policia e Shtetit reagon zyrtarisht për 27-vjeçarin Armando Ndreu që iu arratis policisë në portin e Durrësit.

Policia sqaron se në tragetin “RIGEL II”, të linjës Bari – Durrës, në listën e personave të kthyer nga vendet Shengen figuronin 11 persona të rritur dhe 2 të mitur.

Me mbërritjen e tragetit është marrë praktika nga përgjegjësi i turnit të Policisë Kufitare me qëllim marrjen në dorëzim të personave INAD, por nga verifikimi fizik i personave  ka rezultuar se nga personat e kthyer INAD mungonte 27-vjeçari Ndreu, i cili kishte ekspuls në zonën Shengen.

Menjëherë përgjegjësi i turnit ka vënë në dijeni agjentin Agjencisë në lidhje me këtë fakt dhe i është kërkuar që të njoftoje kapitenin e tragetit për mungesën e shtetasit të mësipërm.

Nga ana e Policisë Kufitare u morën masa dhe u përforcua shërbimi, me qëllim kontrollin e imtësishëm të mjeteve dhe pasagjerëve, për të bërë të mundur kapjen e tij në hyrje. Deri tani nuk rezulton që personi në kërkim të ketë dalë nga trageti.

Nga verifikimet në sisitemin TIMS rezulton se Ndreu  më datë 08.06.2017 është shpallur person në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, në bashkëpunim, parashikuar në nenin 236/2  të Kodit Penal.

Ai ka dalë nga Shqipëria më datë 18.08.2016 nga Pika Kufitare Muriqan, i regjistruar në sistemin TIMS. Nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Durrës- Bari Ndreu rezulton i regjistruar në këtë listë dhe sipas verifikimit të bërë në sistemin e kontrollit të biletave,  i cili ndodhet brenda terminalit të pasagjerëve rezulton se ky shtetas ka çekuar në datë 08.06.2017 në ora 21:32, duke shmangur kontrollin e Policisë.

Gjithashtu nga verifikimi i listave të tragetit të linjës Bari – Durrës, të datës 09.06.2017, 27-vjeçari figuron i regjistruar në këtë listë si pasagjer.

Ju bëjmë me dije se për këtë shtetas në sistemin TIMS nuk ka regjistrim dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, konkretisht nga Durrësi më datë 08.06.2017.

Në lidhje me këtë ngjarje krahas veprimeve dhe verifikimeve të para të kryera nga Policia e Kufirit Durrës, është njoftuar menjëherë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ku nga ana e tyre ka nisur menjëherë hetimi pena

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here