Standard.al

Basha akuza Ramës nga Lezha: Ti i përdor si manekinë gratë dhe vajzat

0

Teksa kanë mbetur edhe dy javë nga dita e zgjedhjeve, kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama nuk i ndalin sulmet ndaj njëri-tjetrit.

Kryedemokrati në një takim me gratë e Lezhës, tha se kreu i qeverisë i përdor si manekinë vazjat dhe gratë.

Ai shtoi gjithashtu se do të bëjë çmos për t’ua lehtësuar jetën femrave të vendit dhe se kryeministri edhe pse kishte 4 vite nuk bëri asgjë për to.

“Rama i përdor si manekinë gratë dhe vajzat. Kënë unë nuk do ta bëj kurrë sepse nuk jam këtu për t’i përdorur gratë. Jemi këtu që përmes një plani ekonomik euorpian t’u japim grave dhe vajzave mundësinë për shkollim e punësim dhe për t’u kujdesur për fëmijët tanë. Edi Rama e kishte mundësinë t’i mbante premtimet por vendosi t’i braktisë ato. Kishte miliarda euro dhe mandate në parlament për t’ua lehtësuar jetën. Kishte në dorë të ulte taksta dhe të ndihmonte ekonominë për gratë dhe u rriti taksat. Kishte në dorë të ulte çmimin e energjisë por e rriti për 75% të shqiptarëve pasi i fali paratë CEZ-it. Kjo ka qenë burim fatkeqësie për nënat që përpiqeshin të lidhnin dritat për fëmijët e tyre,” tha Basha.

Lideri demokrat gjithashtu përmendi edhe studentët, për të cilët tha se ishin primarë në programin e PD-së në këto zgjedhje.

“Në programin tim paratë që shkojnë në xhepat e oligarkëve do të shkojnë për studentët më të mirë. Do ketë stazhe të paguara për studentët çdo vit. në Rama thotë s’kisha kohë, por në fakt kishte 4 vite dhe s’bëri asgjë, përveç se i bëri dëm këtij vendi. Programi i PD do të jetë më i miri në këto 27 vite,” tha Basha në Lezhë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.