Aksident i rëndë në Itali, përfshihet çifti i shqiptarëve me një fëmijë 7 muajsh

0
172

Një çift shqiptarë me foshnjën e tyre 7 muajsh është përfshirë në një aksident të rëndë në San Chiaffredo di Busca në Cuneo, Itali.

Sipas mediave italiane një makinë që vinte nga e majta iu ka rënë ndesh dy veturave, njëra prej të cilave ka përfunduar jashtë rrugë dhe e përmbysur në njërën anë.

Katër persona kanë mbetur të plagosur, një grua italiane dhe një çift shqiptaresh me djalin 7 muajsh. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar forcat e policisë rrugore, ambulanca e ndihmës së shpejtë si dhe zjarrfikëset.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here